Ta marrësh jetën lehtë dhe me optimizëm nuk është e pamundur.

Nuk është as e lehtë të tregohesh optimist kur nuk je një tip i tillë, por është e rëndësishme që të jetosh i qetë me veten dhe t’i shohësh gjërat me sy pozitiv.

Ja çfarë duhet bërë që optimizmi të bëhet pjesë e jona:

Mendo pozitivisht – Eliminoni nga fjalori juaj fraza si “nuk do ia dal dot mbanë” apo “është e pamundur”.

Mëso të thuash JO – Nëse kërkoni t’i merrni përsipër të gjitha përgjegjësitë, ankthi juaj vetëm sa do të shtohet. Merrini gjërat me radhë, mundësisht duke filluar nga ajo më e bezdisshmja.

Përcakto objektivat – Përqendrohuni në atë që doni të bëni dhe bëjeni.

Gjeni kohë për veten – Kënaquni duke dalë një mbrëmje me miqtë apo duke u marrë me sportin që ju pëlqen.

Shëtit në ajër të pastër – Gjelbërimi të qetëson dhe të ndihmon të kthjellohesh.

Top Channel