I burgosuri tenton vetëvrasjen

18/04/2011 09:30

Një i ndaluar nga policia me akuzën e ushtrimit të dhunës ka tentuar vetëvrasjen në drejtorinë e policisë së Kukësit.

43 vjeçari nga komuna Golaj i Hasit ka tentuar të presë damarët në një moment tronditjeje.

Ai ka përdorur një mjet prerës për të cilin policia e Kukësit ka nisur hetimet për të zbuluar se si ato kanë hyrë në qelitë e burgut ku mbahej i ndaluari.

Ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë mjekimet e duhura.

Prokuroria e Kukësit ka filluar hetimet se si kanë deportuar mjetet prerëse brenda në qelit e paraburgimit.

Qelitë e paraburgimit në Kukës shpesh janë bërë objekte kritike për mungesën e kushteve dhe sigurisë.

Top Channel