Fituesi i llotarisë vdes në vetmi

18/04/2011 09:15

Fituesi i 37 milionë dollarëve në një llotari të Ontarios (Kanada) ka vdekur në vetmi të plotë, larg familjarëve dhe të afërmve.

59-vjeçari Graham Gelineau kishte fituar çmimin e madh në vitin 2007 dhe menjëherë pas tërheqjes së parave është “zhdukur” duke mos u kthyer më në shtëpinë të cilën e kishte marrë me qera që nga viti 1999.

Nuk dihet me saktësi data e vdekjes së tij, por mendohet se ka ndërruar jetë javën e kaluar.

“Askush nuk e ka parë më pasi fitoi llotarinë. E dinte mirë që njerëzit do ta kërkonin pasi tërhoqi paratë”, u shpreh një mik i Gelineau.

Një burrë i rezervuar dhe shumë i mbyllur, kanadezi nuk ka folur kurrë mbi familjen e tij dhe për sëmundjen që vuante.

“Ishte shumë i sëmurë. Besoj se kishte kancer, por kurrë nuk ka folur për këtë. Nuk ka dashur asnjëherë që të tjerët ta njohin”, rrëfen pronari i shtëpisë.

Mendohet se një pjesë e parave i ka shkuar familjarëve dhe spitalit ku ishte i shtruar.

Top Channel