Kurajo e një japonezi e shndërroi atë në një hero të vërtetë… për botën e kafshëve.

Mediat e vendit të goditur nga një tërmet shkatërrimtar në datën 11 mars treguan sot historinë e një 56-vjeçari të quajtur Etsumi Ogino, i cili sfidoi vdekjen për t’i shpëtuar jetën disa qenve.

Pas shpërthimeve në centralin bërthamor të Fukushimës, një perimetër përreth u evakua me shpejtësi për 20 kilometra, por në kaosin e shkaktuar nga paniku, një shtëpi qensh u la pas.

Ogino, i cili banonte jashtë zonës së rrezikut, e kishte vizituar disa herë atë banesë për qentë, pasi aty kishte përzgjedhur dhe qenin e tij.

Duke sfiduar rrezikun e rrezatimeve, ai u fut brenda zonës së kontaminuar nga rrezatimet dhe shpëtoi jetën e qenve.

Top Channel