Kandidon nudo për kryetare bashkie

16/04/2011 11:20

Kandidatja për Bashkinë e Çiutadelës në ishullin spanjoll të Menorkës vendosi të ndërmarrë një fushatë krejt të veçantë elektorale.

Ndryshe nga të gjithë kandidatët e tjerë, Sole Sanchez vendosi të pozonte nudo në posterat elektoralë të vendosur në të gjithë qytetin.

Sanchez kërkon votat e qytetarëve të saj duke shfaqur gjoksin e saj me slloganin “dy argumente për të më votuar”, ose e lidhur me pranga në një pozicion erotik, për të protestuar ndaj politikave aktuale të qeverisjes.

Autoritetet që monitorjnë fushatën elektorale vendosën që të heqin këto postera të kandidates së Partisë Demokratike, e cila protestoi kundër vendimit, duke theksuar se është e drejta e saj që të përdorë trupin si të ketë dëshirë.
 

FOTO GALERI
1/3
Sole Sanchez skandalizon Spanjën

Top Channel