Vdes burri më i vjetër në botë

15/04/2011 11:30

Burri më i vjetër në botë ka ndërruar jetë në moshën 114-vjeçare në shtëpinë e tij në Montana (SHBA).

Walter Breuning, burri më i vjetër që nga viti 2009, u shua nga një sëmundje që nuk është bërë ende e ditur.

114-vjeçarit iu dha rekordi Guiness në korrik të vitit 2009, kur ndërroi jetë britaniku Harry Allingham që konsiderohej deri në atë moment si më i moshuari.

Breuning është mashkulli i shtatë që ka arritur moshën 114-vjeçare, ndërsa janë 70 femrat që kanë arritur këtë rekord.

Top Channel