Shumë e bukur për të dalë në rrugë

15/04/2011 17:25

Një familje emigrantësh pakistanezë në Itali detyron një vajzë adoleshente që të mos kalojë pragun e shtëpisë, bëri të ditur një gazetë italiane.

Ngjarja fokusohet në qytetin e Breshës, ku faji i vetëm i të resë është që është shumë e bukur për të dalë në rrugë.

Ndonëse minorenia vishej me një perçe që e lejonte t’i dukeshin vetëm sytë, edhe aq u gjykua e tepërt nga babai i saj fanatik, i cili prej disa javësh ka marrë vendimin që të syrgjynosë të bijën.

Alarmi u dha nga shokët e klasës së pakistanezes, e cila përveçse shumë e bukur, është edhe një prej nxënëseve më të mira të gjimnazit ku studion.

Sipas “Il Giornale”, në Itali mund të ketë rastet të tjera të shfarjeve të formave të tilla të fanatizmit të paraportuar.

Disa ditë më parë, Franca miratoi një ligj që e ndaloi kategorikisht daljen në rrugë me perçe islamike që veshin fytyrën, por në Itali ka një hendek përsa i përket ligjeve që rregullojnë këto probleme dhe e vetmja gjë që mund të ndërmerret ndaj babait fanatik është një gjobë për moslejimin e vajzës për ndjekjen e studimeve.

Top Channel