Shkodër, zjarr në një shtëpi dykatëshe

15/04/2011 09:20

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë dykatëshe mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, për fat të mirë pa shkaktuar viktima.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave nga zjarri, banesa e ndodhur në lagjen Isa Boletini ka pësuar dëme të shumta materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët po përpiqen të vënë nën kontroll flakët. Burimet shtojnë më tej se, në momentin e zjarrit në banesë nuk ka patur njerëz.

Top Channel