Një idhull amerikan në burg

15/04/2011 17:40

Mbi fatin e finalistit të programit shumë popullor “American Idol”, Jacob Lusk, duhet të vendosin dy trupa të ndryshëm gjykimi.

I pari, ai i kryesuar nga Jennifer Lopez për cilësitë e tij si këngëtar dhe i dyti një trup gjykimi i vërtetë, pasi Lusk u arrestua pasi nuk zbatoi një urdhër për t’u paraqitur në gjykatë.

Në bazë të ligjit amerikan, mosparaqitja e pajustifikuar përpara drejtësisë kur të rëndon një akuzë përbën një krim më vete dhe i vënë në qendër të një vëmendje të papritur, Lusk e anashkaloi këtë detaj, pasi bojkotoi seancën, i kapur pa biletë në një udhëtim treni.

Për Lusk, ky skandal mbërriti në momentin më të papërshtatshëm, pasi nuk dihet nëse ai do të lejohet që të marrë pjesë në finalen e “American Idol”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA