Moskë, zbulohet “qyteti” nëntokësor

15/04/2011 10:35

Autoritetet ruse në Moskë kanë zbuluar ekzistencën e një “qyteti” nëntokësor, të ngritur nga emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në territorin rus.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ruse, sipas të cilave rreth 150 emigrantë, kryesisht nga Azia qëndrore, ishin sistemuar nën tokë, duke krijuar një qytet në miniaturë.

Ata kishin ngritur nën dhe shtëpitë e tyre, të pajisura me dhoma gjumi modeste dhe tualete.

Qyteti nëntokësor ishte ngritur në themelet e një fabrike tekstilesh dhe dyshohet se një pjesë e emigrantëve punonin atje.

Burimet shtojnë më tej se shumica e tyre do të dëbohen nga autoritetet ruse, ndërsa disa të tjerë do të kontrollohen, pasi dyshohen se kanë kryer vepra penale në territorin rus.

Top Channel