Top Show, Lezha, të ftuarit analizojnë problematikën

14/04/2011 00:30

Deputeti demokrat i qarkut të lezhës, Mark Marku, i ftuar në panelin e Top Show, Shqipëria Vendos 2011, ku u fol për betejën mes dy kandidatëve për Bashkinë e Lezhës, Gjok Jaku dhe Viktor Tushaj, vlerësoi punën e kryetari aktual të bashkisë, Tushaj.

“Tushaj njoftoi hartimin e planit rregullues urban për qytetin. Ka patur një administrim të mirë të qytetit të Lezhës”, tha deputeti Marku.

Por pohimi i deputetit Marku për ekzistencën e planit të studimit urbanistik në qytetin e Lezhës u kundërshtua nga deputeti tjetër i këtij qarku, ai socialist, Gjovalin Kadelli, i cili tha se studimi urbanistik për qytetin e Lezhës nuk është bërë.

“Studimi urbanistik në qytetin e Lezhës nuk është bërë. Tushaj bëri të njëjtat premtime si në vitin 2007, të cilat nuk i bëri realitet për arsye që ai dhe forca politike që ai përfaqëson e di. Në Lezhë është bërë ajo që është bërë shumë e mirë është pastrimi qytetit”, tha deputeti socialist i Qarkut të Lezhës, Gjovalin Kadelli.

Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së në panelin e Top – Show, Shqipëria Vendos 2011, Ylli Manjani akuzoi kandidatin opozitar për mungesë alternative në Lezhë.

“Në Lezhë jemi përballë dy alternativave, e para ishte që unë do bëj këtë dhe e dyta që ishte unë s’jam dakort me asnjë nga ato që do bësh ti”, tha zoti Manjani.

Top Channel