Një i infiltruar i FBI-së në NBA

14/04/2011 17:50

Një basketbollist i Portland Trail Blazers në NBA, Gerald Wallace, do të ketë një karrierë të re që askush nuk do t’a parashikonte, atë të një agjenti të FBI-së, lajmëroi “Yahoo.com”.

Disa ditë pasi ai tha në një deklaratë publike se pas tërheqjes nga sporti do t’i pëlqente të punonte për FBI-në, disa agjentë i trokitën në derën e shtëpisë dhe i bënë të qartë se dera e policisë federale është gjithmonë e hapur për të.

Ndonëse oferta vlen për të ardhmen, pas shprehjes së dëshirës nga të dyja palët për një bashkëpunim, duket se sigurt se tabela e koshit do të zëvendësohet në të ardhmen nga tabela ku afishohen të shumëkërkuarit.

Karriera e Wallace tek Portland është karakterizuar nga dëmtime të shumta, pasi ai është një lojtar që sakrifikohet vazhdimisht dhe nuk trembet nga përfshirja në dyluftime të ashpra.

Punësimi i tij nga FBI mund të jetë një tentativë e kësaj të fundit për t’u bërë më popullore në Portland dhe qytete të tjera amerikane.

Top Channel