“Incidenti”, PS: Policia po manipulon faktet

14/04/2011 01:00

Deputetë të Partisë Socialiste e kanë kundërshtuar arrestimin e një të riu në lidhje me ngjarjen e së martës ku mbeti i plagosur një aktivist i Partisë Socialiste.

Avokati mbrojtës i të riut deklaroi se janë bërë shkelje gjatë arrestimit të tij, ndërsa deputeti Brace u shpreh se, policia po përpiqet të manipulojë historinë.

“Që dje tentuan t’i japin ngjyra banale kësaj historie. Ngjarja është e mirëfilltë akt dhune, agresivitet mbi militantë të Partisë Socialiste dhe aktivistëve të saj e që ka vijuar edhe sot gjatë gjithë ditës. Turp është që Policia e Shtetit mplikohet në të tilla ngjarje. Në fund mbërrijnë në këtë konkluzion të turpshëm sepse personi për të cilin bëhet fjalë dhe personi dëmtuar janë miq shtëpie. Imagjinoni ku arrijnë këta njerëz! Që nga viti 1996 është hera e parë që ndodh të vihet në këtë derë për të tilla gjëra. Turp i madh!”, tha deputeti socialist, Erion Brace.  

Pasditen e së martës gjatë mitingut elektoral të PS-së, në zonën numër 5, një 15 vjecar u godit disa herë me thikë. Opozita akuzoi militantë të LSI-së për këtë plagosje të rëndë.

Top Channel