Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Gërhitja nuk është vetëm një bezdi gjatë natës, por mund të jetë edhe një problem shëndetësor.
Këtë fenomen e përetojnë rreth 90 milionë persona të rritur në të gjithë botën.
Një studim britanik zbuloi se nëse një nga bashkëshortët gërhet, në përvjetorin e 50 të martesës do të keni humbur rreth 4 vite gjumë.
Ja disa mënyra për të parandaluar gërhitjen dhe që do i mundësojë personave që gërhasin (dhe partnerëve të tyre) një gjumë të qetë:
Top tenisi – Nëse gërhisni më shumë kur flini në kurriz, bëni një xhep në pjesën e pasme të pizhamave dhe vendosni një top tenisi në të. Në këtë mënyrë nuk do të flini dot në kurriz, por do të ktheheni në anën tjetër pa u zgjuar.
Jastëk shtesë – Vendosni një jastëk tjetër dhe duke u ngritur koka do të ndalohet gërhitja.
Strisha për hundën – Nëse gërhisni dhe nuk keni probleme me sinozitin apo kollën, mund të parandaloni gërhitjen duke vënë strisha hunde. Këto ngjitësa hapin rrugët e ajrit duke bërë të mundur një frymëmarrje më të mirë.
Top Channel