Vogëlushja indiane dhe miqtë e saj kobra

13/04/2011 16:50

Kajol Khan, një vajzë 8-vjeçare indiane, kalon kohën duke luajtur me gjashtë kobra që i konsideron si shokët e saj më të mirë edhe pse është kafshuar tre herë prej tyre.

Vogëlushja refuzon që t’i largojë nga shtëpia zvarranikët edhe pse prindërit kanë tentuar shumë herë ta bindin.

“Dhemb shumë kur të kafshojnë, por ata nuk e bëjnë me dashje. Ata janë shokët e mi më të mirë”, shprehet Khan.

Babai i vogëlushes është një gjahtar gjarërinjsh në Ghatampur (Indi) dhe i kuron kafshimet e tyre me anë të një recete sekrete të familjes.

Por, siguria nuk është problemi i vetëm për 8-vjeçaren. Nëna e saj ankohet se Kajol është përjashtuar disa herë nga shkolla për shkak se i ka marrë me vete në çantë “shokët” e saj dhe ka frikë se vajza do i ngelet pa martuar nga gjarpërinjtë që e rrethojnë gjatë gjithë kohës.

“Nëse do e kisha unë në dorë do i kisha hedhur kobrat, por ajo i do shumë dhe unë nuk dua t’i thyej zemrën. Do e ketë të vështirë për të gjetur burrë nëse do vazhdojë me këtë fiksim edhe kur të rritet”, tha nëna e Kajol.

 

FOTO GALERI
1/2

Top Channel