Ndeshje futbolli, seks përballë tribunës

13/04/2011 11:00

Disa dhjetëra prindër dhe fëmijë mbetën të shokuar në Britani gjatë një ndeshje minifutbolli për para të rinjtë, pasi asistuan në një shfaqje të padëshiruar seksuale.

Sipas “The Sun”, ngjarja e rrallë ndodhi në qytetin e Uejmuthit, në orën dhjetë të mëngjesit, ditën e dielë.

Ndërsa prindërit kishin shkuar të shihnin ndeshjen e djemve të tyre, një çift i ri nisi të puthej dhe prekej disa metra nga fusha.

Brenda pak kohe, ata përfunduan duke kryer një aktivitet të mirëfilltë seksual, duke shkaktuar që ndeshja virtualisht të ndërpritej, pasi fituan të gjithë vëmendjen e tribunës dhe lojtarëve.

Policia mbërriti brenda disa minutash dhe arrestoi mashkullin 23-vjeçar dhe vajzën 20-vjeçare, por nuk dihet nëse ata u “kapën në flagrancë” apo jo.

Top Channel