Himara, Nazarko: Greqia pengon zhvillimin

13/04/2011 00:40

Për analistin Mentor Nazarko, Greqia ndërhyn në jug të Shqipërisë për të mbajtur peng zhvillimin në mënyrë që bregdeti shqiptar të mos konkurojë turizmin grek në një të ardhme.

Nazarko tha se Athina ka zhvilluar tjetër politikë ndaj grekëve autoktonë në zonën e Dropullit, madje duke investuar miliona, ndërsa në Himarë e pjesën tjetër të jugut të Shqipërise, aplikohet një tjetër politikë, sipas tij, që pengon zhvillimin. Rasti konkret tha ai është Himara.

“Greqia ndërhyn sepse jugu i Shqipëisë është potencialisht konkurues në turizëm, të paktën me Korfuzin. Është një politike e qëllimshme e Greqisë për të penguar zhvillimin e Himarës”, tha Nazarko.

Opinioni i zotit Nazarko u mbështet edhe nga biznesmeni, Nikollaq Neranxi. Neranxi shkoi edhe më tej duke deklaruar se fillimisht, për cdo vendim të rëndësishëm, kryebashkiaku Bollano udhëtonte në Athinë e Janinë për të marrë një vendim.

Top Channel