Bulldogët si terroristët, s’lejohen në avionë

13/04/2011 11:10

Kompania ajrore amerikane, “Delta Air Lines”, u shndërrua në protagoniste të shumë debateve, pasi ndërmorri një nismë për ndalimin e qenëve të racës bulldog në fluturimet e saj.

Iniciativës i janë bashkuar edhe disa kompani të tjera. Ndonëse nuk ekzistojnë studime të qarta, duket se kjo racë qeni nuk e përballon mirë fluturimin, ndërsa në fluturimet e “Delta”-s në vitin 2010, nga 16 kafshë të ngordhura në ajër, gjashtë ishin bulldogë.

Lajmi u prit me kënaqësi nga kompanitë që mbrojnë të drejtat e kafshëve, por jo prej pronarëve të bulldogëve, që duhet të imagjinojnë një mënyrë të re për të marrë me vete kafshën e tyre besnike.

Top Channel