Vendi ku meshkujt “nuk vdesin kurrë”

12/04/2011 17:20

Janë meshkujt e krahinës italiane të Toskanës ata që kanë jetëgjatësinë më të madhe në botë, bëri të ditur një revistë italiane ditën e sotme.

Me një mesatare prej 79,6 vitesh jete, toskanët lënë pas me diferencë krahinat e tjera italiane dhe mundin me muaj ose pak vite edhe meshkujt holandezë, japonezë apo norvegjezë, ndër më jetëgjatët edhe ata.

Gratë e kësaj krahine jetojnë mesatarisht 84,7 vjet, por lihen pas prej japonezeve, të cilat arrijnë mesatarisht të jetojnë deri në 86 vite.

Si rrjedhojë e avancimit të mjekësisë, pritshmëria e jetës është rritur gjatë kohët e fundit. Ndërsa në Shqipërinë e vitit 1939 ajo ishte prej 39 vitesh, sot meshkujt shqiptarë jetojnë mesatarisht 74 vjet, ndërsa gratë 79.

Top Channel