Spanjë, gruaja ndërron jetë nga operacioni plastik

12/04/2011 11:20

Një grua 34-vjeçare ka ndërruar jetë në një spital në Malaga (Spanjë) pasi i ishte nënshtruar një operacioni plastik në një klinikë private.

Gruaja kërkonte t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks, por disa komplikacione bënë që shëndeti i saj të përkeqësohej.

34-vjeçarja ndërroi jetë në mëngjesin e së dielës. Burimet spitalore nuk dhanë detaje për shkaqet e vdekjes.

Top Channel