Nëse ju pëlqejnë disa pushime të qeta dhe vende jo shumë të frekuentuara, atëherë duhet të shkoni në Lost Springs, në kontenë Converse të shtetit Wyoming.

Por, i vetmi rrezik është se mund të vuash nga vetmia në një vend të tillë sepse ka vetëm 4 banorë në këtë vend.

Regjistrimi i fundit i popullsisë tregoi se në Lost Springs jetojnë 4 persona, duke përfshirë edhe kryetarin e bashkisë, Leda Prince.

Ky vend ekziston që nga viti 1881 dhe arriti kulmin në vitin 1911 me 200 banorë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin punëtorë në miniera. Kur minierat u mbyllën, numri i banorëve të Lost Spring pësoi një rënie dramatike.

New Amsterdam (Indiana) me 31 banorë dhe Monowi (Nebraska) me 2 banorë janë dy qytete të tjera në SHBA të cilat konsiderohen si më të voglat së bashku me Lost Springs.

Top Channel