Piratja më joshëse në botë

12/04/2011 21:10

Një studente ruse fitoi me meritë vlerësimin e pirates informatike më joshëse në botë, pasi fotografitë e saj u publikuan nga departamenti i policisë në Nju Jork, pas arrestimit të saj me akuzën e përvetësimit të paligjshëm të miliona dollarëve.

20-vjeçarja Kristina Svechinskaya, me një fizik të mrekullueshëm mund të ishte bërë një modele shumë e suksesshme, por dhuntitë e saj kalojnë përtej hireve.

Ajo arriti të krijonte e vetme një program i cili ishte në gjendje të depërtonte në sistemin bankar në SHBA dhe të bënte transferta të paautorizuara në një llogari të fshehtë të saj.

Të gjithë këtë e bëri pasi ishte lodhur duke punuar në “fast-food”-et e Nju Jorkut, të paktën sipas deklatave të saj fillestare në polici.

Falë kësaj metode, Kristina ishte në gjendje të grumbullonte një pasuri prej disa milionë dollarësh, por për fatin e saj të keq, u zbulua dhe tashmë është në pritje të vendimit të gjykatës, që po e trajton si një vjedhëse e zakonshme e bankave.

Në bazë të ligjit amerikan, 20-vjeçarja mund të dënohet deri në 40 vjet burgim, kohë që nuk dihet nëse do të jetë e mjaftueshme për t’a privuar nga hiret e saj kur të dalë nga qelia.

Top Channel