Himara, prioritetet e kandidatëve

12/04/2011 23:30

Në fund të Top Story – Shqipëria Vendos 2011, katër kandidatët për Bashkinë e Himarës, parashtruan para teleshikuesve, e vecanërisht elektoratit të tyre himariot, prioritetet në rast zgjedhjeje.

Kandidati PS-së, Jorgo Goro shpalli si prioritet të tij pronën dhe turizmin.

“Po të zgjidhen problemet kryesore të himariotëve, prona e turizimi e kryetari të ushtrojë funksionin e tij, Himara kthehet në akses për të gjithë rajonin. Himara është e bukur me njerëz punëtore e të devotshëm”, tha kandidati Goro.

Të njëjtin premtim për pronën bëri edhe kandidati i Partisë Demokratike për kreun e kësaj bashkie, Savo Prifti.

“Nesër në Bashkinë e Himarës, në tokën e Himarës do të ndërtojnë himariotët dhe akses për të gjithë shqiptarët për turizëm”, tha Prifti.

Kurse për kandidatin e partisë së minoritetit grek, MEGA, prioritet do të jetë ulja e taksave dhe infrastruktura.

“Uljen e taksave. Taksat në Himarë janë njësoj si në Tiranë. Rregullim të kolektorit të ujërave të zeza, skandali më i madh në Himarë. Bashkëpunim dhe mbështetje me qeverinë dhe Bankën Botërore. Himara thith turistët, për këtë u them bashkëqytetarëve për përmirësimin e infrastrukturës brenda qytetit dhe në fashtrat përreth. Do t’u rikthej himariotëve tragetin që vinte nga Korfuzi, që me ardhjen e Bollanos u hoq”, tha kandidati Llazari.

Kryetari në fuqi dhe kandidati për një tjetër mandat 4 vjecar, Vasil Bollano, premtoi vazhdimin e punës, për të ndryshuar, sic tha ai, dita-ditës Himarën.

“Ujërat e zeza janë të stabilizuara e të sistemuara. Himara ndryshon ditë për ditë, Afrojmë pushuesit me mikëpritjen miqësinë që i karakterizon”, tha Bollano.

Top Channel