Wollfarth: Presim zgjedhje të lira

11/04/2011 20:35

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, komenton situatën parazgjedhore në Shqipëri. Ai flet mbi rekomandimet e OSBBE-ODHIR-it, të cilat nuk janë implementuar ende në ligjin zgjedhor, ndërkohë që vlerëson vendimin e Top Channel për të mos pranuar më materiale filmike të fushatës elektorale, të montuara nga vetë partitë politike. (UPDATE)

TCH: Pas zgjedhjeve të shkuara OSBE dha 31 rekomandime prej të cilave disa janë zbatuar dhe disa jo. Si rezultat i moszbatimit, a jeni të shqetësuar për zhvillim e zgjedhjeve të 8 majit?

Wollfarth: Janë 31 rekomandime nga zgjedhjet e shkuara nga OSBE/ODIHR, të cilat kishin si qëllim një reformë më të mirë në Kodin Elektoral. Ne tani shikojmë se disa prej rekomandimeve janë vënë në zbatim dukë kryer disa aplikime pa ndërruar ligjin. Kur vijnë zgjedhjet vullneti politik është shumë i rëndësishëm. Në jetën politke zgjedhjet janë të rëndësishme për votuesit dhe politikanët. Por vullneti politik, për t’i bërë gjerat ashtu sic duhet, merr një rëndësi të vecantë në fazën parapërgatitore, me të cilat merret Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që në tërësi trajton këto cështje. Ky komision duhet të jetë i pavarur nga jeta politike, apo ngarkesa të kësaj natyre.

TCH: Shqipëria shkon në këto zgjedhje pa zbatuar disa prej rekonadimeve, sidomos për përmirësimin e Kodit Zgjedhor. A besoni se kjo do të ndikojë në cilësinë e zgjedhjeve për të arritur ato standarte të cilat janë këkruar me ngulm nga komuniteti ndërkombëtar?

Wollfarth: Këto zgjedhje tani do të zhvillohen me lista më të mira zgjedhore, pasi regjistri i gjendjes civile përmban më pak dublikime, apo perona që e kalojnë moshën 100 vjec. Kështu, me fjalë të tjera, kemi të bëjmë me lista më korrekte krahasuar me të shkuarën. Tani  u takon votuesve të marrin pjesë në një numër të lartë, u takon komisionerëve në zonat administrative që vijnë nga partitë e përfaqësuara në Parlament që do të jenë në qendrat e votimit, ta ndërgjegjësojnë komunitetin me punën e tyre gjatë ditës së zgjedhjeve. Dhe natyrisht, është shumë e rëndësishme që numërimi të ketë vijueshmëri.

TCH: Zoti ambasador, kë fajësoni për moszbatimin e të gjitha rekomandimeve?

Wollfarth: Klima politike pas zgjedhjeve të shkuara në qershor, nuk ishte aspak konstruktive. Fatkeqësisht duhej të veprohej më parë për të sqaruar se cilat ishin rezultatet përfundimtare. Kjo coi në disa bisedime shumë të nevojshme dhe zhvillime që nuk lanë shumë vend për ndryshime në Kodin Elektoral, në një kohë me të hershme. Unë nuk jam në pozita të tilla për të fajësuar se kush e ka fajin pasi janë përpjekje të përbashkëta, në të mirë të ineresit të vendit dhe demokracisë. Për qytetarët dhe për vetë politikanët. Listat janë një problem i vjetër i zgjedhjeve shqiptare.

TCH: A keni ndonjë shqetësim për listat?

Wollfarth: Deri në këtë fazë, jo. Është e rëndësishme nga të dyja palët që të fusin energji për të konrolluar dhe rikontrolluar që listat të jenë korrekte dhe të qëndrojnë korrekte, pasi mund të ndërrohen. Unë e kuptoj që për këtë shpenzohet shumë energji, por duhet të jetë një eveniment preciz. Evenimenti zgjedhor është celësi i demokracisë, prandaj duhet të jetë preciz. Unë kam një shkallë konfidence që listat janë përgatitur me vërtetësi.

TCH: A keni ndonjë ankesë nga opozita, e cila thotë se listave të Tiranës po u shtohen emra personash që janë militantë të Partisë Demoktatike dhe jo qytetarë të kryeqytetit?

Wollfarth: Kam parë në media të tilla raporte, por nuk kam marrë ndonjë konfirmim nëse është e vërtetë apo jo. Nuk kam dyshim se të tilla gjëra mund të ndodhin deri në nivel të caktuar përpara afatit të fundit. Në vënde të tjera kjo është legale dhe etike, por ia lë të tjerëve t’u përgjigjen kësaj peytjeje kur vjen puna për teknikalitete ligjore. Nëse janë bërë përpara afatit të caktuar është e ligjëshme.

TCH: Duket se incidentet, sic ishin plagosja dy kandidatëve dhe një nënpunësi të bashkisë, së bashku me incidentet e djeshme po e tensionojnë klimën politike në Shqipëri. Cfarë prisni të ndodhë?

Wollfarth: Unë do të doja t’i apeloja të gjithëve, përfshirë të gjithë spektrin politik në Shqipëri, për të qëndruar larg dhunës, e cila nuk është opsion. Paqja dhe të jetuarit së bashku në paqe është me rëndësi dhe posacërisht në kohën e zgjedhjeve. Tani është koha për të paraqitur argumenta gjatë fushatës, ku ne shikojmë ngjyra që është një dicka nomale pasi është koha për të konkurruar, por qartësisht duhet të jetë paqësore. Është e papranushme cdo lloj i dhunë në cfarëdo lloj shkalle që të jetë. Ne jetojmë në Mesdhe, ku njerëzit kanë  temperament. Kam parë që njërëzit ecin me makinat e tyre, të cilët i kuptoj teksa i kam parë me flamuj rozë e blu. Unë i kuptoj ata, në fund të fundit është për të qeshur. Nëse do t’u jepja një këshillë, atëherë le ta bëjnë paqësisht. Nuk kemi të bëjmë me një garë makinash të tipit “Silverston” apo “Hokenhajm”, kemi të bëjmë me një fushatë ku duhet të dominojnë debatet politike dhe natyrisht jo duke luftuar me makina. Pres të shikoj një fushatë të dominuar nga debati, një debat kualitativ dhe pastaj le të vendosin vetë votuesit, kë ata besojnë.

TCH: Partitë politike janë duke u dërguar televizioneve materiale filmike të redaktuara për transmetim dhe duke mos lejuar gazetarët të mbulojnë aktivitetet e partive. A përbën kjo shkelje të pavarësisë së medias dhe të së drejtës për të raportuar e pavarur?

Wollfarth: Ndoshta kjo ka të bëjë edhe me sportivitetin e medias në ofrimin e shërbimit më cilësor për qytetarët. Në këtë rast, unë do të sugjeroja që të mos dërgoheshin kaseta të gatshme. Është një gazetari më e mirë kur vetë gazetarët kanë akses dhe janë pjesëmarrës në aktivitetet apo mitingjet e partive, ku gazetari mbledh fakte dhe shikon se cfarë ndodh në ndryshim nga kasetat e montuara gati. Megjithatë, ska ndonjë gjë të keqe kur dërgohen si materiale progandistike të partive.

TCH: Top-Channel ka refuzuar transmetimin e këtyre kasetave të gatshme, por po ndeshet me një presion të partive. Do të donim të kishim komentin tuaj për këtë?

Wollfarth: OSBE-ja dhe unë personalisht jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë, sidomos kur vjen puna te shteti i së drejtës. Nuk duhet të ushtrohet asnjë lloj presioni në media përmes dërgimit të materialeve të redaktuara, apo lajmeve të parapërgatitura. Është totalisht një cështje e gazetarëve. Edhe njëherë e përsëris, unë jam i gatshëm për të ndihmuar. Është një vendim i drejtë nga Top-Channel për t’i qëndruar besnik lirive dhe pavarësisë së medias, ju lutem vazhdoni kështu. Nëse do të keni nevojë, unë do t’ju ndihmoj, por mendoj se televizionet kualitative, sic është TopChannel, mund t’i përballojnë vetë këto situata.

Top Channel