Përplasje mes Inspektoriatit të Ndërtimit e PS

11/04/2011 22:55

Inspektorati i Ndërtimit ka ndërprerë, në disa raste edhe me forcë ndërtimin e një platforme metalike që do të shërbejë për fushatën elektorale të Partisë Socialiste në afërsi të busteve të “Tre Vëllezërve Frashëri” në Tiranë.

Urdhëri i dhënë nga kryeinspektori i ndërtimit, Erjon Softa është kundërshtuar nga deputetët e Partisë Socialiste të cilët janë shprehur se, leja për këtë ndërtim është marrë në Bashkinë e Tiranës dhe se inspektoriati nuk ka asnjë të drejtë ligjore ta ndalojë atë.

Inspektoriati i Ndërtimit ligjërisht nuk mund të ndërhyjë pas lejes së dhënë nga Bashkia e Tiranës. Ai mund të kërkojë në bazë të ligjit, shpjegime në lidhje me lejen e dhënë ose të referojë ankesë në Inspektoriatin e Ndërtimit të Bashkisë Tiranë.

Pas disa debatesh dhe konfrontime fizike, Inspektoriati i Ndërtimit është larguar së bashku me forcat e tij, ndërsa ka vijuar puna për ngritjen e tendës elektorale të PS-së.

Top Channel