Pas 48 ditësh në shesh, organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetar
Një banderolë ofenduese për një prej kandidatëve në komunën Çermë të Lushnjes ka shkaktuar debate mes shtabeve elektorale të dy grupimeve të mëdha.
Për tabelën që kandidati i “Aleancës për qytetarin”, Astrit Dervishi, i ardhur nga LSI ka vendosur për rivalin e tij, kandidati socialist është shprehur i revoltuar për këtë fyerje.
“Siç e shikoni aty është vendosur logoja e kolicionit tonë dhe e PS. Kjo është një fyrje për mua personalisht dhe për gjithë PS-në. Po u bën presion njerëzve nga format më të ndryshme, u bën presion qytetarëve edhe pse ata kanë në zemër PS-në”, theksoi Eltinor Mahmutaj, kandidati i PS-së në Çermë.
Por rivali i tij nga LSI-së që kërkon mandatin e tretë në komunë, ka mbrojtur veprimin e tij.
“Kjo parullë nuk është ofenduese. Jemi në fushatë dhe nëse është në përputhje me ligjin, nuk ka asnjë problem”, theksoi Astrit Dervishi, kandidati LSI-së në Çermë.
Ky acarim nuk është pritur mirë nga banorët të cilët kërkojnë një garë të pastër dhe pa incidente.
Top Channel