“Vesi” vdekjeprurës që nuk e dimë

11/04/2011 21:35

Përparimi i teknologjisë ka bërë që shumë prej punëve të lodhshme më parë sot të bëhen ulur, por në mënyrë paradoksale, komodideti mund të jetë armiku ynë më i keq.

Një revistë e specializuar amerikane, “Medicine & Science”, morri në studim gjatë 13 viteve të fundit stilin e jetesës së 17 mijë meshkujve dhe femrave, duke nxjerrë disa rezultate dramatike mbi qëndrimin ulur.

Sipas saj, njerëz që kalojnë një kohë të madhe të ditës ulur, kanë një risk 54%  më të lartë se të tjerët që të preken nga infarkti në zemër.

Studimi konfirmon një “gjetje” më të hershme të kërkuesve britanikë, të cilët në vitin 1953, zbuluan se niveli i infarkteve ishte dy herë më i lartë tek shoferët e autobuzëve, se sa tek njerëzit e tjerë të zakonshëm.

Ndonëse nuk dihen ende të gjitha arsyet përse qëndrimi ulur përbën një rrezik të madh për jetën e njeriut, disa shkaqe janë lehtësisht të imagjinueshme.

Duke nisur nga më e thjeshta, duke qëndruar në një vend, harxhojmë 60 kalori më pak në orë se sa një njeri që kalon të njëjtën kohë në këmbë pa lëvizur.

Për më tepër, duke mos lëvizur, dëmtohen rëndë muskuj, të cilët humbin shumë nga funksionet e tyre, duke rënë në një gjendje “të përgjumur”, e cila nuk i bën aspak mirë trupit të njeriut.

Top Channel