PS, arsyet e rikthimit në KQZ

10/04/2011 20:20

Pas një mungese disa mujore, anëtarët Dëshira Subashi dhe Artan Lazaj kanë zënë vendet e tyre në mbledhjet e Komisionit qendror të zgjedhjeve.

Mungesa e gjatë duket se ka lënë gjurmë mes anëtarëve, sepse gjatë mbledhjes ku po diskutohet për një kërkesë ankimore, debati gjallërohet papritmas.

Por kujt i detyrohet ky rikthim? Në pushim, nënkryetarja Subashi na sqaron arsyet. Ndërkohë që refuzon të komentojë thëniet e zotit Ristani se ajo e ka mbushur moshën e pensionit që në muajin shkurt. Përderisa nuk ka një vendim parlamenti, thotë zonja Subashi, ajo është në detyrë.

“Detyra jonë nuk është të mos jemi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Rrethanat kanë ndryshuar. Erdhi data e zgjedhjeve dhe në KQZ përvec misionit të OSBE-së në Tiranë, janë edhe dy përfaqësues të ODHIR-t që në gjykimin tonë, të gjitha pretendimet e korrektësinë tonë në vendimmarjen e KQZ-së do ta vlerësojnë. Gjithësesi, ajo që ka kaluar nuk është përgjegjësi e jona. Disa nga aktet konsideroj që janë akte të konsumuara dhe do të mbeten pjesë e negative e vlerësimit të përgatitjes së zgjedhjeve nga KQZ”, thotë Subashi.

Duket mungesa e anëtarëve të propozuar nga opozita ka dëmtuar pikërisht vetëm opozitën. Selia rozë vlerëson se ka 18 akte të miratuara nga KQZ pa shumicën e nevojshme, ndërkohë që ndihet e lënduar nga disa vendime, sic ishte ai për fletën e votimit për kryetar të bashkisë së Tiranës.

Top Channel