Nxirren armët në Kashar

10/04/2011 19:45

Simpatizantë të Partisë Socialiste janë kërcënuar me armë zjarri në Kashar, ndërsa kanë qenë duke vendosur simbolet e PS-së.

Sipas deputetit socialist Artan Gaci, prej disa ditësh, policia po ushtron presion ndaj simpatintëve të opozitës.

“E disata ditë që banorët e Kasharit, banorët e Komunës së Kasharit dhunohen e shoqërohen në polici, merre nga portat e shtëpive të tyre e cuditërisht qëllojnë të gjithë simpatizantë të PS. Ka 3 ditë që flamujt dhe simbolet e PS shkulen natën nga punonjësit e komunës dhe simpatizantë të PD-së që sot kanë rezultuar edhe të armatosur”, thotë deputeti Gaci.

Deputeti i Partisë Socialiste shprehet i shqetësuar edhe për faktin se prej disa orëve me radhë, kandidatit të PS-së, për Komunën Kashar, nuk iu mor denoncimi, për dhunën që po ushtrohet.

“Qëkur në Shqipëri për të marrë një denoncim nga një qytetar i dhunuar duhet jetë prezent shefi i komisariatit se përndryshe nuk funksionon institucioni i policisë?!”, u shpreh deputeti Gaci.

Policia për ngjarjen e Kasharit ka shoqëruar tre persona dhe ka shpallur në kërkim disa të tjerë.

Top Channel