Drejtësi Mesjetare në shekullin XXI

10/04/2011 10:25

Irdayanti Mukhtar, 34 vjeç, është dënuar me 9 goditje kamzhiku të premten pasi akuzohet për marrëdhënie jashtëmartesore.

Dënimi i gruas, e cila është në proces divorci me bashkëshortin e saj, është kryer në prani të 200 personave në një xhami në Jantho, në Indonezi.

Turma e njerëzve në këtë qytet mysliman shumë strikt regjistronte rrahjen brutale dhe bërtiste për më shumë dënime sipas ligjit Sharia.

Menjëherë pas nëntë goditjeve, 34-vjeçares i ka rënë të fikët dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Fqinjët e kanë parë gruan me një burrë tjetër në shtëpinë e saj dhe një grup njerëzish kanë hyrë në apartament për t’i marrë dhe dërguar në rajonin e policisë.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel