Korcë, Dule prezanton kandidatët

09/04/2011 21:20

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka hapur fushatën elektorale në Korcë, ku gjatë një takimi ka prezantuar kandidatët për këshillin bashkiak të qytetit.

Dule është shprehur me tone opozitare ndaj qeverisjes, duke thënë se ka sjellë një krizë ekonomike dhe politike të tejzgjatur.

“Kjo qeveri ka sjellë një krizë politike të tejzgjatur. Objektivi i vetëm i saj është qëndrimi në pushtet”, ka deklaruar Dule.

Pak ditë më parë, në një takim me elektoratin e PBDNJ, Dule deklaroi se situata politike në Shqipëri mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme.

Top Channel