Japoni, miliona jenë nën rrënoja

09/04/2011 09:20

Trupat e kërkim-shpëtimit që po punojnë në zonat e shkatërruara nga tsunami i 11 marsit në Japoni, kanë dorëzuar në polici dhjetra miliona jenë të gjetura nën rrënoja.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat lokale.

Sipas ligjit japonez, kush gjen para mund ta mbajë nëse pronari nuk bëhet i gjallë brenda tre muajsh.

Por nëse hiqet dorë nga shuma, ajo bëhet pronë e administratës lokale ose pronarit të vendit ku është bërë zbulimi.

Top Channel