Berat, rrezikohet lagjia muzeale

09/04/2011 18:00

Një banesë në lagjen “Mangalem”, në qytetin e Beratit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Ndërhyrja në kohe e zjarrfikësve ka bërë të mundur shmagien e përhapjes së flakëve në zonën muzeale.

Kanë qenë banorët e lagjes ata të cilët sapo kanë parë flakët e zjarrit nga banesa kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikësve.

Pasi situata është vënë nën kontroll, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të mësuar shkaqet e rënies së këtij zjarri.

Nga hetimet është mësuar se shkak për këtë rënie zjarri është bërë një bombol gazi, e cila ka shpërthyer. Zjarri u shuajt në kohë, duke shpëtuar kështu edhe banesat e tjera të lagjes muzeale.

Top Channel