Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Përgatitje të gjata përpara pasqyrës dhe orë të tëra duke menduar se çfarë do të thonë. Kjo i ka ndodhur pothuajse çdo vajze përpara një takimi me një djalë interesant.
Megjithatë, sipas doktorit Paul Dobransky, psikolog dhe ekspert i marrëdhënieve njerëzore në Universitetin e Harvardit, komunikimi nuk është aspak i rëndësishëm në përballjen e parë me një mashkull.
Sipas tij, në pesë minutat e para të një takimi, një mashkull nuk arrin të mendojë për asgjë tjetër përveçse paraqitjen fizike, ndërsa “sex-apeal” është jashtëzakonisht i fuqishëm.
Pas këtij impakti, përzgjedhja më pas bëhet selektive. Sipas stuadimit të tij, midis tipareve “dytësore” të çmuara më shumë tek një femër janë e qeshura e saj, stili i veshjes apo sensi i humorit.
Studimi i tij nxorri në dritë edhe disa të dhëna të tjera të pabesueshme, si fakti që flokët luajnë një rol kryesor në tërheqjen seksuale të meshkujve.
Kështu, shumica e tyre janë shprehur se volume dhe shkëlqimi i flokëve luajnë një rol thelbësor në vlerësimin që krijon impakti fillestar.
Top Channel