Ujësjellësi lë pa drita Tiranën

08/04/2011 08:15

CEZ Shpërndarje njoftoi dje se gjatë punimeve të kryera nga Ujësjellësi i Tiranës është dëmtuar kabllo elektrik që furnizon me energji disa lagje të Tiranës së Re, duke i lënë ato pa energji elektrike.

“CEZ Shpërndarje mori masa të menjëhershme dhe filloi furnizimin me energji elektrike të këtyre lagjeve nga burime të tjera”, deklaroi kompania.

Gjatë ditës së djeshme zona afër stadiumit “Dinamo” mbeti pa energji elektrike, kurse kompania punoi për t’i dhënë zgjidhje të shpejtë, shkruan në numrin e sotëm gazeta “Shqip”.

Top Channel