Tuneli, arabët japin kredi me interes 5%

08/04/2011 08:00

Tre muaj negociata intensive mes ekspertëve të Ministrisë së Financave dhe përfaqësuesve të disa bankave arabe kanë rezultuar me sukses për palën shqiptare.

Në parim është rënë dakord që të jepen rreth 400 milionë dollarë kredi për të financuar ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, por dje u firmos kësti i parë, prej 223 milionë dollarësh.

Këstet e tjera, nga 100 milionë dollarë, janë duke u negociuar, ku kontribut në financim do të japë edhe qeveria shqiptare.

Marrëveshja me Bankën Islamike për Zhvillim (IDB), paralajmëruar nga “Shqip” dy muaj më parë, konsiston në akordimin e një shume prej 223 milionë dollarësh, me interes rreth 5 për qind.

Çmimi i vendosur vlerësohet nga ekspertët me leverdi për palën shqiptare, nisur nga fakti se kriza financiare vijon ende të frikësojë bankat.

Gazeta mëson se bankat islamike për herë të parë japin një kredi të tillë për vende me kapacitete ekonomike si Shqipëria.

Por çfarë i shtyu arabët të japin rreth 400 milionë dollarë, me interesa të ulëta, në një kohë kur eurobondin 300 milionë euro e morëm për 7.5 për qind?

Xhentil Demiraj, drejtori i menaxhimit të borxhit publik në Ministrinë e Financave, tregon se me bankat islamike, ku futen IDB-ja, Abu Dabi, apo Fondi Kuvajtian, qeveria shqiptare kishte firmosur një memorandum bashkëpunimi, ku palët binin dakord paraprakisht për të lidhur marrëveshje financimi.

Top Channel