Shtëpia në mes të Oqeanit Paqësor

08/04/2011 17:30

Tërmeti shkatërrimtar i datës 11 mars shkatërroi shumë qytete bregdetare në Japoninë lindore.

Dëmet u ndihmuan edhe nga fakti që shtëpitë tradicionale japoneze ndërtohen me materiale të lehta druri. Për shkak të përbërjes së tyre, disa prej shtëpive të “përpira” nga dallga dhjetë metra e tsunamit, vazhdojnë ende të qëndrojnë mbi ujë.

Një helikopter i marinës amerikane, i lëshuar nga një aeroplanmbajtëse disa dhjetëra kilometra larg brigjeve të Japonisë, ishte në gjendje të sillte fotografitë e një shtëpie që për çudinë e të gjithëve, vazhdon të plluskojë në Oqeanin Paqësor.

Top Channel