Sekreti i familjes perfekte: 2 vajza

08/04/2011 10:15

Familja Obama është familja perfekte.

Nuk është se kanë ndonjë meritë të veçantë presidenti amerikan dhe bashkëshortja e tij, vetëm se kanë pasur fatin të bëhen prindër të dy vajzave.

Vajzat janë më të bindura, më të lehta për tu rritur dhe kanë më shumë besim te prindërit e tyre se sa meshkujt.

Ky është rezultati i një studimi anglez.

Por, gjërat ndryshojnë nëse numri i vajzave dyfishohet. Prindërit duhet të jenë gati për çdo gjë nëse kanë 4 vajza në shtëpi: debatet, zënkat, sherret dhe stresi do të jenë gjithmonë të pranishëm.

Ky studim bën një klasifikim të situatave familjare perfekte: në vend të parë është familja me dy vajza, në vend të dytë një vajzë dhe një djalë dhe në vend të tretë pozicionohet familja me dy djem.

Top Channel