Rama tregon punët në Tiranë

08/04/2011 01:20

Menjëherë pas përfundimit të  mitingut së celjes së fushatës së socialistëve për zgjedhjet e 8 majit, kreu i opozitës dhe njëkohësisht kryetari Bashkisë, Edi Rama, bëri një inspektim të rruges “Murat Toptani” i shoqëruar nga kryetarë të bashkive të rretheve dhe kandidatët e  njësive bashkiake të Tiranës.

Kthimi i kësaj rruge në rrugë këmbësorësh, konsiderohet nga Bashkia e kryeqytetit si një nga projektet e saj të rëndësishme dhe konkretizim i idesë së kthimit të sa më shumë mjediseve dhe rrugëve, banorëve të Tiranës.

Rruga “Murat Toptani” do të përshkohet vetëm nga këmbësoret dhe sipas projektit, nëpërmjet një xhami ata do të mund të shohin  muret e vjetra të Kalasë së Tiranës.

Top Channel