Kurs kundër panikut në avion

08/04/2011 17:00

Janë të shumtë njerëzit që kanë frikë që të ngjiten në një avion dhe për të gjithë ata, kompania “Air France” ka vendosur të organizojë një kurs krejtësisht të veçantë stërvitor.

Kursi zhvillohet në aeroportin e Parisit, “Charles des Gaulles” dhe përfshin një seri takimesh me psikologë të specializuar për këtë lloj frike dhe me pilotë profesionistë të kompanisë ajrore.

Nëpërmjet psikoanalizës dhe dhënies së më shumë informacioneve mbi mënyrën se si funksionojnë avionët, janë arritur të njihen rezultate mjaft të mira dhe inkurajuese.

Sipas të dhënave të publikuara nga kompania ajrore, mbi 95% e personave që i janë nënshtruar këtij kursi nuk kanë më frikë nga fluturimi dhe janë shndërruar në klientë të rregullt të “Air France”.

Për të, kjo përbën një mënyrë të mirë për të fituar para pa u ngritur në ajër, pasi regjistrimi në një kurs të tillë kushton 600 euro.

Top Channel