Eto’o shpenzon 2500 euro në ditë

08/04/2011 10:30

Samuel Eto’o dhe familja e tij jetojnë prej një viti në një hotel për shkak se bashkëshortja e futbollistit afrikan është e frikësuar.

Disa kohë më parë, familja Eto’o u grabit nga disa hajdutë dhe duket se gruaja e sulmuesit të Interit nuk mund të qëndronte më në shtëpi. Kamerunasi ka vendosur që të transferohet në një hotel, suita e të cilit kushton 2 mijë e 500 euro në ditë.

Duke bërë një llogari të thjeshtë, Samuel Eto’o ka harxhuar këtë vit 900 mijë euro vetëm për një çati mbi kokë.

Sidoqoftë, sado e madhe të jetë kjo shifër është e përballueshme për një yll futbolli i cili fiton nga kontrata me Interin rreth 10 milionë euro në vit.

Top Channel