Një çift suedez, Erika dhe Estefan, të shoqëruar nga vajza e tyre e vogël Elinor, filluan muajin e mjaltit dhjetorin e kaluar dhe në program parashikohej një udhëtim nëpër shumë destinacione të botës.

“Aventura” e tyre filloi në Gjermani, ose më mirë në aeroportet gjermane, ku mbetën të bllokuar për disa ditë për shkak të dëborës.

Më pas, ata u drejtuan në Bali për të shijuar diellin dhe plazhin, por aty i pritën reshjet e rrëmbyeshme që shkaktuan përmbytje. Etapa tjetër e “fatkeqësive natyrore” në udhëtimin e suedezëve ishte Australia. Aty u ndodhën mes zjarreve në pyje, përmbytjeve dhe një cikloni që i bëri të ndërronin hotelin për një bodrum ku ishin më të sigurtë.

Por, tani fillon më e keqja: arritën në Christchurch, Zelandën e Re, pak orë pas tërmetit të fuqishëm që goditi këtë vend dhe shkuan në Tokio dy ditë para tërmetit dhe cunamit që goditi Japoninë.

Ishulli i Arubës është në gjendje alarmi: ky është vendi i radhës që do të vizitojë çifti suedez.

Top Channel