Arvizu: S’u zbatuan rekomandimet e OSBE/ODHIR

07/04/2011 23:30

Në vijim të deklaratës së tij në Top Story, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu foli për statusin e demokracisë në vendin tonë, si dhe për zgjedhjet e 8 majit.

Zoti ambasador foli për ndihmën e Shteteve të Bashkuara për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 8 majit. Ai kritikoi moszbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-t duke fajësuar për këtë të dyja kahet politike.

“SHBA do të japë 360 mijë dollarë për vëzhguesit vendorë. Nuk janë zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR dhe të dyja palët mbajnë përgjegjësi. Do ishte e shkëlqyer nëse partitë arrijnë në një deklaratë të përbashkët për zgjedhjet e për rekomandimet e OSBE/ODHIR”, tha zoti Arvizu.

Në fund të fjalës së tij, ambasadori foli për marrëdhënien e tij me të dyja kahet e politikës shqiptare si dhe zbardhi përshtypjet e tij për qytetin e Tiranës që e cilësoi si një qytet plot gjallëri e qendër e intelektualëve në vend.

Top Channel