Kanella lufton diabetin dhe infarktet

06/04/2011 17:25

Kanella është një prej produkteve me erën më të fortë të njohur dhe shumë i përdorur nëpër ëmbëltore e pastiçeri, por vetitë e saj pozitive shkojnë përtej dhe janë në gjendje të luftojnë edhe sëmundje të rrezikshme, si diabeti apo ulçera.

Në të vërtetë, kanella nuk është asgjë tjetër përveçse një lloj vaji natyror, i cili bën një punë shumë të mirë për stomakun, në rënien në kontakt me muret e tij. Në fakt, përveçse stimulon tretjen, është në gjendje të ndihmojë edhe procesin e eliminimit të parazitëve të brenshëm.

Studimet e “US Human Nutrition Research Center” kanë vënë re se kanella është në gjendje të luftojë bakterin e quajtur “Helicobacter pylori”, përgjegjës në stomak për ulçerën dhe gastritin.

Gjysmë luge kanellë është e mjaftueshme për të reduktuar edhe sasinë e sheqernave në gjak, për ata që vuajnë nga diabeti, por ul edhe nivelin e kolesterolit apo trigliceriteve, duke minimizuar mundësinë e prekjes nga sëmundje të zemrës apo infarkti.

Në një studim të kryer në Pakistan, disa vullnetarë të prekur nga diabeti i avancuar pranuan të marrin 2-3 gramë kanellë çdo ditë dhe pas disa javësh, niveli i sheqerit në gjak kishte rënë me 20%.

I vetmi rast kur kanella nuk është e këshillueshme, është ai tek gratë shtatzanë, pasi tek to është provuar që shkakton shpesh herë irritime dhe alergji të ndryshme.

Top Channel