Japoni, TEPCO: Mbyllet rrjedhja
06/04/2011 09:05
Është mbyllur rrjedhja nga ku dilte ujë shumë radioaktiv në reaktorin 2 të Fukushimës.
Lajmin e ka bërë të ditur TEPCO, kompania që menaxhon çentralin bërthamor japonez.
E çara, rreth 20 centimetra, është mbyllur me injeksione të silikatit të natriumit.
Zgjidhja e problemit është gjetur pas disa tentativave të dështuara me çemento dhe përzierje të ndryshme.
Top Channel