Fitimi i bankave, 67 milionë dollarë

06/04/2011 08:15

Bankat u janë rikthyer normave të larta të fitimit, pas krizës së 2009-s. Në vitin 2010, shënohet një rezultat neto i të 16 bankave në vend, në nivelin e 6 miliardë e 72 milionë lekë (rreth 67 milionë dollarë).

Të ardhurat nga interesat e kredive të dhëna arrijnë deri në fund të muajit dhjetor 2010, në masën e 8.11 miliardë lekë, kurse shpenzimet nga interesat e depozitave shkojnë në 3.78 miliardë lekë.

Fitimi i bankave ra ndjeshëm në vitin 2009, gati në masën 50 për qind, duke arritur në 3 miliardë e 540 milionë lekë, nga 7 miliardë e 330 milionë lekë të regjistruara në vitin 2008.

Për dy muajt e parë të 2011-s sistemi bankar arriti një fitim prej 818 milionë lekësh, dy herë më e lartë krahasuar me 2010-n.

Top Channel