E moshuara që la pa internet një shtet

06/04/2011 17:10

Një grua e moshuar në Gjeogji përballet me mundësinë e burgosjes, pasi i preu lidhjen në internet Armenisë fqinje.

Vendi i vogël kaukazian mbeti pa akses në internet për orë të tëra në ditën 28 marsit, pasi kabllot që furnizonin me sinjal vendin nga Gjeogjia u dëmtuan nga e moshuara, e cila ishte duke gërmuar për bakër në fshatin gjeorgjian të Ksanit.

Këto kabllo, të cilat operohen nga “Georgian Railway Telecom”, furnizojnë me sinjal Gjeorgjinë lindore, Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Një zëdhënsës i Ministrisë së Brendshme informoi se për dëmin e kryer, e moshuara mund të përballet deri në tre vjet heqje lirie, por ndërkohë procesi do të zhvillohet ndaj saj në gjendje të lirë, për shkak të moshës së thyer.

Top Channel