Bima artificiale që prodhon elektricitet

06/04/2011 17:45

Energjia e pastër dhe me kosto të ulët nuk është një ëndërr e parealizueshme. Mjafton të frymëzohesh nga natyra dhe të shtosh pak teknologji, e gjithçka mund të realizohet.

Siç informoi sot revista amerikane “Science”, dy të rinj nga Instituti Teknologjik i Masaçusets zhvilluan për herë të parë një lule artificiale, e cila është në gjendje të shndërrojë dritën e diellit në elektricitet.

Falë vendosjes së një flete të veçantë në vend të petaleve, “bima” zhvillon një proces fotokimik, analog me fotosintezën e zakonshme. Në sajë të këtij procesi, është e mundur që oksigjeni dhe uji të bashkohen midis tyre, duke prodhuar korrent elektrik.

”Bima” është jashtëzakonisht efikase. E vendosur në një enë që përmban katër litra ujë dhe e ekspozuar në diell, ajo është në gjendje që të prodhojë të gjithë energjinë për të cilën ka nevojë një familje e zakonshme.

Për më tepër, petalet artificiale janë edhe me kosto të ulët, pasi ndërtohen me materiale që gjenden gjerësisht në natyrë, si kobalti dhe borati i nikelit.

Këto elementë kimikë nuk shpenzohen dhe hyjnë menjëherë në kontakt me ujin dhe energjinë diellore.

Top Channel