Tjetër aksion ndaj simboleve politike

05/04/2011 13:05

Policia bashkiake ka kryer sërish sot një aksion kundër simboleve elektorale të partive të koalicionit qeveritar LSI dhe PD.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore, sipas të cilave aksioni u krye në zonën e Zogut të Zi, tek ajo e Brrylit, si dhe në rrugën Vasil Shanto.

Burimet saktësojnë se objektet elektorale të hequra ishin flamuj partiakë të vendosur në mënyrë të paligjshme në objekte publike.

Lidhur me këtë cështje, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj deklaroi sot se policia e rendit është e gatshme të zbatojë vendimet e këshillit bashkiak.

Top Channel