Një kukull që ngjall neveri

05/04/2011 10:15

Një kukëll “skandaloze” ka dalë në shitje në Spanjë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa prindërit me fëmijë të vegjël e kanë cilësuar si “tërësisht të papërgjegjshme” kompaninë që e ka prodhuar.

Në versionin mashkullor dhe femëror, kukullat janë të pajisura me organe seksuale, por edhe më tej, ato femra janë në gjendje të lëshojnë edhe qumësht nga gjoksi, së bashku me zhurmën e pirjes së qumështit nga fëmija.

Krijuesve i është dukur diçka e tillë si origjinale dhe tërheqëse, pasi kështu fëmija do të ketë një “biberon origjinal”, ndërsa ata shohin si diçka pozitive që foshnjet të kuptojnë që në vegjëli diferencat midis meshkujve dhe femrave.

E kuptueshme neveria që shumë prindër kanë shprehur ndaj këtyre kukullave, që sipas tyre dëmton rëndë rritjen e fëmijëve. Një set me kukulla të tilla, mashkull dhe femër, kushton 89 dollarë.

Top Channel